Netanyahu: Ndihma humanitare duhet të vijojë në Gaza pavarësisht ndalimit të UNRWA

schedule23:13 - 28 Tetor, 2024

schedule 23:13 - 28 Tetor, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se “ndihma e qëndrueshme humanitare” duhet të vazhdojë të rrjedhë në Gaza, pavarësisht se parlamenti izraelit miratoi dy ligje të hënën që ndalojnë operacionet e UNRWA-së në vend dhe kufizojnë ashpër aftësinë e saj për të punuar në enklavë.

Në një seri postimesh në mediat sociale, zyra e Kryeministrit (PMO) akuzoi stafin e UNRWA-së si “të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit” për të cilat ata duhet të mbahen përgjegjës, shkruan CNN.

“Meqenëse shmangia e një krize humanitare është gjithashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare duhet të mbetet e disponueshme në Gaza tani dhe në të ardhmen”, shtoi PMO.

UNRWA ka hedhur poshtë me forcë akuzat e Izraelit, duke theksuar në maj se nuk kishte “absolutisht” arsye për të përshkruar “institucionin në tërësi” si “totalisht të infiltruar” nga militantët.

Agjencia mbështet rreth gjashtë milionë palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani dhe gjetkë në Lindjen e Mesme, duke u ofruar atyre ushqim, arsim dhe shërbime mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!