Mes bisedimeve për zgjatjen e armëpushimit në Gaza, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul se vendi i tij do të vazhdojë operacionin ushtarak për të eliminuar Hamasin.
Netanyahu theksoi se qëllimet kryesore të luftës janë “eliminimi” i grupit terrorist që sundon Gazën, kthimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që enklava “të mos kthehet kurrë për të qenë një kërcënim për Izraelin”.
“Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar një pyetje: A do të kthehet Izraeli në luftime pas përfundimit të kësaj faze të kthimit të pengjeve? Përgjigja ime është e qartë po. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të mos kthehemi duke luftuar gjatë gjithë rrugës.”, theksoi kryeministri izraelit./abcnews.al