Netanyahu: Lëshimi i urdhër-arrestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale është një skandal me përmasa historike

schedule19:10 - 30 Prill, 2024

schedule 19:10 - 30 Prill, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të martë se nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshon urdhër-arreste kundër zyrtarëve të qeverisë për akuza të lidhura me luftën kundër Hamasit, do të ishte një “skandal me përmasa historike”.

“Mundësia e lëshimit të urdhërarresteve për krime lufte kundër komandantëve të IDF dhe zyrtarëve qeveritarë është një skandal me përmasa historike,” tha Netanyahu.

“Dua ta bëj të qartë një gjë: asnjë vendim, as në Hagë apo kudo tjetër, nuk do të përkulë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha qëllimet (ne kemi vendosur) në këtë luftë: lirimin e të gjithë pengjeve tanë, dominimin tonë total të Hamasit. dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”, nënvizoi kryeministri izraelit.

Izraeli nuk është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk e njeh juridiksionin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!