Netanyahu kritikon familjet e pengjeve: Protestat nuk ndihmojnë, thjesht vonojnë rezultatet që duam

schedule23:36 - 28 Janar, 2024

schedule 23:36 - 28 Janar, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se protestat e familjarëve të personave të marrë peng nga Hamasi i shërbejnë grupit militant, duke shtuar se po punonte për lirimin e tyre.

“Unë e kuptoj se është e pamundur të kontrollosh emocionet në këtë situatë. Por kjo nuk ndihmon dhe vetëm ngurtëson kërkesat e Hamasit dhe vonon rezultatet që ne të gjithë duam”, theksoi Netanyahu.

“Askush nuk ka nevojë të më inkurajojë për lirimin e pengjeve. Unë jam duke punuar për këtë gjatë gjithë kohës,” u shpreh kryeministri izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!