Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se, sipas vlerësimeve të fundit, lufta kundër Hamasit mund të vazhdojë deri në vitin 2025.
Ai e bëri këtë koment gjatë një diskutimi, në të cilin ra dakord të rishikojë një kornizë aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes që ofron ndihmë financiare për banorët izraelitë, të cilët janë të përgatitur të kthehen në komunitetet e evakuuara 4-7 kilometra nga zonat kufitare të Gazës.
Shumë nga këto komunitete u shkatërruan nga masakra e Hamasit e 7 tetorit që vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen 240 persona./abcnews.al