Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Netanyahu, keqardhje për sulmin në Doha’, Mema: Plani i Trump për paqen në Gaza, nuk është në kundërshtim me Izraelin

schedule21:48 - 29 Shtator, 2025

schedule 21:48 - 29 Shtator, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema komentoi për ‘War Report’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës në Lindjen e Mesme, ku së fundmi kryeministri izraelit Netanyahu pranoi planin e prezantuar nga Trump mbi një mbyllje përfundimtare të konfliktit.

Mema tha se Netanyahu ndjeu keqardhje për atë që ndodhi në Doha, ndërkohë që sipas tij Izraeli në këto momente i ka pozitat e rënduara. Sakaq, eksperti pohoi se plani i propozuar nga Trump nuk është në kundërshtim të Izraelit dhe nuk e cënon atë.

“Netanyahu ndjeu keqardhje për atë që ndodhi në Doha, është një hap i rëndësishëm dhe janë tepër cinik në këtë situatë për të menduar që do të jetë sulmi i fundit. Izraeli e ka bërë dhe do vijojë ta bëj, edhe Irani bëri këtë gjë. Këto janë akte që shtetet e bëjnë në mënyrë të rëndomtë.

Ndonëse Izraeli mund të ketë kuptuar që në këtë moment i ka pozitat të rënduara, në momentin aktual, anëtar të kabinetit të tij të domosdoshëm për stabilitetin e qeverisë kanë deklaruar shprehjen e keqardhjes nga Netanyahu. Izraeli nuk ka kuptuar asgjë dhe Netanyahu për të mbijetuar politikisht duhet ta pranonte sepse ka qenë një kusht nga Trump.

Çdo vend mundohet të krijojë ritmin e vet diplomatik, kur ndryshon dhe situata në vend ndryshon edhe toni. Për momentin, ky plan nuk është në kundërshtim të Izraelit, me përjashtim të marrjes së Gazës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!