Një tjetër dimension serioz i intervistës që Benjamin Netanyahu dha mbrëmjen e së dielës, kanë nxjerrë në pah mediat izraelite.
Duke iu referuar çështjes së pengjeve të Hamasit, kryeministri izraelit tha se ishte i gatshëm të diskutonte një marrëveshje për pengjet, duke e bërë të qartë, megjithatë, se nuk ishte i gatshëm të tërhiqej nga plani për t’u marrë me Hamasin në tërësi.
“Unë jam i gatshëm të bëj një marrëveshje të pjesshme,” tha Netanyahu kur u pyet për planin trefazor të propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në këmbim të një armëpushimi gjashtëjavor.
SHBA-të kishin shpresuar të gjenin një hapësirë diplomatike për të larguar Hamasin nga Gaza midis fazës së parë dhe të dytë, në mënyrë ideale përmes një marrëveshjeje normalizimi saudit me Izraelin./abcnews.al