Netanyahu hedh poshtë planin e negociatave me Hamas

schedule11:12 - 20 Maj, 2024

schedule 11:12 - 20 Maj, 2024

Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë një paqe të menjëhershme. Kështu ka deklaruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Atlantas. Biden nuk harron pa përmenduar sulmet me raketa të Hamasit, të cilat shkaktuan qindra viktima dhe marrjen peng të shumë prej tyre.

“Ajo që po ndodh në Gaza dhe Izrael është zemërthyese. Është një krizë humanitare në Gaza. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, për të ndaluar luftimet dhe për të sjellë pengjet në shtëpi”, tha Biden.

Deviza për armëpushim të menjëhershëm është konfirmuar edhe nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, i cili gjatë takimit me kreun e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu, i ka përsëritur paralajmërimin e Presidentit Joe Biden për minimizimin e viktimave civile në Gaza, si dhe kundërshtimin me vijimin e operacionit të Tel-Avivit në Rafah: “Izraeli duhet t’i bëjë operacionet e tij ushtarake me një strategji politike që mund të garantojë humbjen e qëndrueshme të Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe një të ardhme më të mirë për Gazën”.

Sakaq, Netanyahu ka bërë të ditur se operacioni në Rafah, ku Izraeli beson se një e katërta e forcave luftarake të Hamasit janë të vendosur, mund të përfundojë brenda disa javësh. Madje, avionët dhe tanket izraelite goditën zonat në të gjithë Rripin e Gazës, ditën dhe orën kur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Disa media izraelite raportojnë se Netanyahu ka refuzuar një propozim për të rifilluar negociatat indirekte me Hamasin, të paraqitur nga negociatorët izraelitë.

/abcnews.al