Netanyahu: Grupet e të drejtave të njeriut po mbyllin “një sy” ndaj përdhunimeve të kryera nga Hamasi

schedule09:09 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:09 - 6 Dhjetor, 2023

Benjamin Netanyahu ka akuzuar grupet e të drejtave të njeriut se kanë mbyllur një sy ndaj përdhunimeve që Izraeli thotë se janë kryer nga Hamasi gjatë masakrës së 7 tetorit.

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit akuzoi komunitetin ndërkombëtar për minimizimin e sulmeve dhe madje edhe injorimin e tyre, shkruan Sky News.

Ai tha se pret që “të gjithë udhëheqësit e civilizuar, qeveritë, kombet të flasin kundër kësaj mizorie”.

“Unë u them organizatave të të drejtave të grave, organizatave të të drejtave të njeriut, ju keni dëgjuar për përdhunimin e grave izraelite, mizoritë e tmerrshme, gjymtimin seksual – ku dreqin jeni?” tha Netanyahu.

Presidenti amerikan. Joe Biden i quajti raportet e dhunës seksuale “të tmerrshme” dhe i kërkoi botës të dënojë “rrëfimet e tmerrshme të mizorisë së paimagjinueshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!