Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me liderë nga Gjermania, Ukraina, Italia dhe Britania, tha zyra e tij.
Të gjithë udhëheqësit shprehën mbështetjen për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut.
Kjo vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij kishte rritur mbrojtjen e institucioneve izraelite dhe hebraike, një ditë pasi grupi islamik palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh ndaj Izraelit në vite.
Ai tha se Gjermania qëndronte në krah të Izraelit dhe vuri në dukje se vendi kishte të drejtë të mbrohej kundër “sulmeve barbare”, megjithëse ai paralajmëroi kundër nxitjes së mëtejshme të konfliktit.
/abcnews.al