Netanyahu akuzohet për sabotim të bisedimeve të paqes në Gaza

schedule17:25 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 17:25 - 24 Dhjetor, 2024

Benjamin Netanyahu është akuzuar për sabotim të negociatave të armëpushimit në Gaza, pasi ai përsëriti kërkesën e tij që lufta të vazhdojë derisa Hamasi të largohet plotësisht nga territori.

Thashethemet për një armëpushim të afërt kanë qarkulluar përsëri në javët e fundit, me zyrtarët e Hamasit dhe ata izraelitë që thanë se ishin më afër se kurrë një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit, do t’i lironte pengjet izraelite dhe qindra të burgosur palestinezë, shkruan the Telegraph.

Megjithatë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha: “Unë nuk do të pranoj t’i jap fund luftës para se të largojmë Hamasin. Ne nuk do t’i lëmë ata në pushtet në Gaza. Nuk do të ndodhë”.

Yair Lapid, lideri i opozitës izraelite, tha: “Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje për shkak të politikës së tij”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!