Net aksioni te sheshi “Nënë Tereza”, Indrit Hoxha flet për sfidat e aktivitetit. Pilotja e vetme femër në garat me makina “Race of the Illyrians”

schedule09:00 - 15 Maj, 2024

schedule 09:00 - 15 Maj, 2024

Indrit Hoxha, drejtor i grupimit të motor-sportit në Shqipëri “Illyrius Motosport”, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për garën e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, ku morën pjesë pilotët më të mirë në Shqipëri dhe Kosovë. Gara u mbajt më 11 dhe 12 maj.

Ai u shpreh se kjo garë është më tepër teknike; “Gara është me tepër teknike dhe çdo gjë duhet të jetë në balancë”, u shpreh ai.

Pjesë e kësaj gare ishte edhe pilotja Arjeta Rysha, nënë e katër fëmijëve e cila merr pjesë në garat me makina, “Race of the Illyrians”.

“Pasioni im për makinën ka qenë shumë i madh dhe për këtë arsye i jam bashkuar. Jam nënë e katër fëmijëve, por kur janë në pyetje garat e gjej gjithmonë kohën. Bashkëshorti është suportuesi im më i madh”, u shpreh ajo.

Gjatë kësaj interviste Indrit Hoxha, foli edhe për incidentin që ndodhi gjatë garave, pasi një makinë doli nga pista.

“Makina frenoi më vonë sesa duhej, por për fat të mirë nuk pati të lënduar”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!