Nesër zgjedhjet, deputeti gjerman: Dhuna dëmton integrimin e Shqipërisë

schedule18:00 - 29 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 29 Qershor, 2019

Deputeti gjerman, Manuel Sarrazin ka dënuar incidentet dhe sulmet dhunshme të ndodhura në disa nga KZAZ-të Shqipërisë, në bashkitë që drejtohen nga PD-ja. Ai ka reaguar në lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ai shprehet se dhuna në zgjedhje do minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”,- shkruan Sarrazin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!