Nesër vendimi në KED për Kushtetuesen, Peto me Covid: S’dal dot nga shtëpia të mbledh dokumentet

schedule19:14 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:14 - 22 Dhjetor, 2020

Nga Esiona Konomi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke punuar për plotësimin e dy karrigeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese.

Një nga proceset më ta gjata, ka qenë ai ku garon noterja Sonila Bejtja si dhe Pedagogia Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka shkuar disa herë në gjykatë për të kundërshtuar skualifikimin nga ana e KED-së, ndaj Këshilli nesër në mbledhje do të vendosë përfundimisht nëse pedagogia do të shkojë apo jo në tryezën e presidentit.

Zhaklina Peto foli për ABC News, dhe tha se e kishte të pamundur që të mbrohej këtë të mërkurë.

Prej 19 dhjetorit jam konfirmuar si e infektuar me Covid 19 nga ISHP. Jam në karantinë. E kam të pamundur të dal nga shtëpia dhe të mbledh dokumente për t’ia dërguar KED-së. I kam njoftuar për këtë dhe ju kam kërkuar kohë. Nuk më është dhënë koha e duhur.

Zotëroj dokumentacion se makina e blerë justifikohet nga të ardhurat e mia sipas të dhënave të tatimeve. Po ashtu, për pretendimin tjetër e ndërtimit të një kati pa leje, mund të siguroj dokumente se shtesa është bërë përpara se unë ta blija banesën. Por këto dokumente nuk mund t’i administroj tani që jam me Covid dhe në shtëpi”,- tha Zhaklina Peto.

Përvec vakancës ku përballen Bejtja e Peto, KED sot kualifikoi dhe kandidatët për një vakancë tjetër në Kushtetuese. Ata janë Përparim Kalo, Aleksandër Toma.

Kandidatët e kualifikuar nga KED do të marrin më pas një dekret nga Presidenti, duke u bërë kështu anëtarët e 6-të dhe të 7-të të Kushtetueses, veprim i cili përfundimisht e bën funksionale këtë Gjykatë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!