Një ditë para seancës së Kuvendit të ri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e grupit parlamentar. Nga selia blu, gazetari Juxhin Mustarafaj raporton se mbledhja do të ketë në fokus mënyrën e funksionimit të grupit parlamentar.
Lideri demokrat ka thirrur edhe disa anëtarë të Kryesisë së PD-së në takim në orën 20:30. Pjesë e mbledhjes janë gjithashtu edhe drejtuesit politikë.
Basha të japë orientime mbi qëndrimet që PD do të mbajë si prioritet të saj në seancën e nesërme.
Lexo edheL Berisha qëndron në PD, Basha mbledh grupin para seancës
Para seancës parlamentare nesër pritet që të mblidhet edhe grupi parlamentar. Nuk pritet që të ketë ndonjë vendimmarrje sa i takon çështjes së ish-liderit Sali Berisha.
Ndërkohë, që ky i fundit ka bërë të ditur se do të jetë në seancën e së premtes. g.v/abcnews.al