Nesër samiti BE-Ballkani Perendimor, diskutohet perspektiva europiane e rajonit

schedule19:40 - 5 Maj, 2020

schedule 19:40 - 5 Maj, 2020

Një ditë para samitit të Zagrebit, grupimi socalist dhe demokrat në Parlamentin Europian flet për zhvillime shqetësuese lidhur me funksionimin e  demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor.

Kryetarja e këtij grupimi, Iratxe García Pérez, ve në pah, se pas vendimit të duhur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut fillon një proces intensiv i reformave sociale, politike dhe ekonomike deri në qëllimin përfundimtar të integrimit europian.

Kurse  nënkryetarja e grupimit socalist dhe demokrat, Kati Piri, deklaron, se edhe pse e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, vendet që dëshirojnë të anëtarësohen duhet të tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj kritereve të dakordësuara. 

“Ne po shohim disa tendenca shqetësuese në rajon dhe duam të sqarojmë se nuk mund të ketë kompromis, veçanërisht kjo për demokracinë, sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe lirinë e mediave”.

Ndërkohë, raportuesi në Parlamentin Europian për zgjerimin e BE-së, Tonino Picula rikujton, se mënyra më e mirë për të përshpejtuar reformat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. Në draft-deklaratën e Zagrebit, ndihma e Bashkimit Europian që do t’i jepet rajonit është e kushtëzuar me respektimin e sundimit të ligjit, demokracisë, luftën kundër krimit tê organizuar, lirisë së shtypit dhe vlerave europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!