Nesër referendumi i Berishës, Ristani: Të vijnë të votojnë edhe ata që s’e kanë teserën

schedule21:40 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 21:40 - 17 Dhjetor, 2021

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani nga Korça ku do të jetë nesër i deleguari i komisionit të rithemelimit për të ndjekur atë që grupi i Sali Berishës e quan referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës u shpreh në një prononcim për mediat se pret që procesi të jetë i qetë.

Prononcimi i Arben Ristanit

Pyetje:-Si paraqitet situata në Korçë por edhe në degët e tjera të PD pak orë para zhvillimit të referendumit?

Kuvendi i partisë demokratike i datës 11 futi mbas shumë kohësh në statutin e PD dhe të drejtën e anëtarësisë për t’u shprehur me referendum e cila është një risi shumë e madhe për demokratizimin e PD. Mbi bazën e vendimit po të kuvendit të datës 11 i cili shkarkoi kryesinë e partisë demokratike u vendos që ky shkarkim të ratifikohet në referendumin e datës 18 pra nëse dhe jemi sot në Korçë, kemi bërë gati bazën materiale dhe cdo gjë do jetë gati në 08.00 të mëngjesit për të gjithë demokratët e Korçës të cilët ftohen të çojnë për të votuar, ratifikuar vendimin e kuvendit të PD për shkarkimin e kryetarit Basha.

Pyetje:-Thuhet se në pjesën më të madhe të degëve të PD përveç Kolonjës referendumi nuk do mbahet në selitë e PD por në ambiente të tjera private?

Përveç disa pengesa nga Lul Brava siç ka marrë emrin tashmë disa njerëz të tij kanë ndërruar bravat edhe në selitë e PD por gjithsesi nuk është kjo arsyeja kryesore, arsyeja është që ne duhet të krijojmë komoditet për atë ditë, për njerëzit që vijnë për të votuar si në Korçë që është zgjedhur salla e kinemasë edhe në qytete të tjera janë zgjedhur pallatet e kulturës apo ambiente të përshtatshme në mënyrë që votimi të bëhet më komod.

Pyetje:-Anëtarë të PD të Korçës kanë bërë publike në rrjetet sociale që një pjesë e mirë e anëtarëve të PD u është marrë karta e anëtarësisë  prej muajit qershor dhe nuk është kthyer?

Edhe kjo është problem, se vërtetë një pjesë prej tyre u janë marrë kartat e anëtarësisë gjithsesi ne kemi listat dhe nga ana tjetër meqë është ftuar anëtarësia për të votuar anëtarët e njohin njëri tjetrin, ne i njohim demokratët, aq më tepër që strukturat janë të gjitha të përfshira, në komision do jenë po njerëz të strukturave që i njohin demokratët prandaj do i ftoja të gjithë pavarësisht se mund t’u jetë marra kartat e anëtarësisë nesër janë të lutur të votojnë.

Pyetje:-Prisni një proces të qetë?

Një proces absolut i qetë me një pjesëmarrje të madhe.

/ Abcnews.al