Nesër mbyllet Kakavija, autoritetet greke japin detaje

schedule10:38 - 16 Shkurt, 2021

schedule 10:38 - 16 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, bën me dije se autoritetet e Policisë greke kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare nga mëngjesi i 17 shkurtit në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18.

Ndër të tjera mësohet se shkak për këtë mbyllje është bërë grva që pozhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Përjashtim në këtë mbyllje do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!