Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës (Axhenda)

schedule17:54 - 7 Maj, 2021

schedule 17:54 - 7 Maj, 2021

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mblidhet për herë të parë ditën e nesërme në orën 11:00 të paradites. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit me prezencën e anëtarëve të këtij komisioni i cili u miratua sot në parlament.

“Nesër, më datë 08.05.2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, me prezencën e anëtarëve të komisionit”, thuhet në njoftim.

Me 97 vota, 6 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni Hetimor që do shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Metës, me pretendimet se ky i fundit ka kryer shkelje të rënda Kushtetuese./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!