Presidenti Ilir Meta do të zbulojë nesër idetë e tij të qarta për Referendumin, ashtu sikurse ka lajmëruar.
Meta kërkoi që të kalohet e qetë fundjava dhe duket se kështu po vepron. Teksa e pret një javë e ngjeshur politike, Presideti ka zgjedhur Pogradecin për të pushuar, ndërsa thekson se i kishte munguar.
“Sa më kishte munguar Pogradeci! T’ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!”, shkruan Meta.
Kreu i shtetit vazhdimisht tërheq vëmendjen me postimet e tij në mediat sociale që shpesh janë të shoqëruara me mesazhe të koduara./abcnews.al