Tre kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ata janë :Vasil Sterjovski dhe Edmond Stojku nga LSI dhe Halit Valteri nga PD.
Një ditë më parë morën mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplini nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe Suzana Topi nga lista e Lëvizjes Socialiste për integrim në Elbasan.
6 deputetët e fundit do të bëjnë betimin në seancën parlamentare të ditës së nesërme./ABC News Albania 24/7