Nesër 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni të ndryshme

schedule15:53 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:53 - 7 Dhjetor, 2021

Demokratët nesër përkujtojnë 8 dhjetorin, që ndryshe njihet dhe si  Dita e Rinisë në Shqipëri.  Liderët e PD-së ndër vite këtë datë e kujtojnë me takime në qytet Studenti, vendi ku dhe studentët u ngritën të bashkuar dhe u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Ky është një vit ndryshe për demokratët ku prej muajsh vazhdojnë të jenë në një krizë politike të brendshme, ku ish lideri historik Sali Berisha kërkon që të rikthejë PD në nivelet e mëparshme duke thirrur Kuvendin kombëtar me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër kryedemokrati e quan të paligjshëm këtë kuvend, dhe ka thirrur Kuvendin e PD-së me 18 dhjetor.

Ndërkohë duket se dhe dita e Rinisë, dy figurat kryesore të PD-së do ti gjejë të ndara.

Kryetari aktual Lulzim Basha ka bërë me dije se me më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambjentet e ArTurbinës, ndërkpohë Sali Berisha ka bërë me dije se një orë më pas do të jetë në qytet Studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit./abcnews.al