Një nga problemet më të zakonshme me rrobat e zeza është se ato shpesh zbehen shumë lehtë duke humbur ngjyrën e tyre të errët. Duke qenë ngjyra e preferuar e burrave dhe grave, e zeza mund të qëndrojë në rroba për një kohë të gjatë duke ndjekur disa këshilla të dobishme.
Lajini rrobat me ujë të ftohtë dhe përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit dhe jo më shumë që mund të zbehë ngjyrën e rrobave. Mos i lini rrobat të thahen direkt në diell sepse ngjyra e zezë thith më shumë rrezatim, duke shkaktuar një zbehje më të shpejtë.
Në vend të kësaj, kthejini rrobat e zeza mbrapsht dhe lërini të thahen në një vend me hije. Më pas, hekurosini në temperatura relativisht të ulëta dhe të kthyera mbrapsht. /abcnews.al