Një nga dy pretendentët kryesorë të United, Sheiku Jassim, tashmë po konsideron blerjen e West Ham nëse dështojnë negociatat me familjen Glazer.
Sipas El Pais, opsioni rezervë i Jassim është West Ham.
“Alternativa e parë është blerja e West Ham”, shkruan burimi. Ky klub, së bashku me Tottenhamin, ka bazën e tifozëve dhe stadiumin më të madh në Londër.
Pronari kryesor i Hammers është uellsiani David Sullivan, i cili ka 38.8% të aksioneve në klub. Dhe është e qartë se ai nuk dëshiron t’i shesë ato. Sidoqoftë, nëse Sheiku Jassim ofron shumë, atëherë ekziston mundësia që Sullivan t’i nënshtrohet tundimit.
West Ham definitivisht nuk do të bjerë nga Premierliga dhe në finalen e Konferencës së Ligës klubi do të luajë kundër Fiorentinës. /G.D abcnews.al/