Një nga zhgënjimet më të mëdha të Lionel Messit ishte humbja në Kupën e Botës 2014, moment kur Messi do e fuste veten menjëherë në majën e historisë së futbollit. Oscar Ruggeri beson se sulmuesi i Barcelonës do ta kishte atë trofe nëse Sergio Ramos do të ishte argjentinas.
Ish mbrojtësi i Boca Juniors, i cili fitoi 97 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, beson se ekipit i mungonte një lojtar profilit të Ramos. “Argjentina dhe Messi, me Ramos në organikë do të kishin fituar një Kupë Bote. Ai është një përbindësh.
Do të doja të kisha një lojtar si Ramos në ekipin tim kombëtar. Nëse do të kishim një lojtar si Ramos sot te Argjentina, do të ishim pretendentë për çdo Kupë të Botës. Ne kishim mbrojtës të mirë qendre, por jo më të mirët e të gjitha kohërave.
Ramos është më i miri. Do të kishte qenë mirë nëse ai do të ishte argjentinas. Ai është më i mirë se unë, numri një. Ai është mbi të gjithë”, shprehet Ruggeri. /abcnews.al