Nëse po mendoni të udhëtoni në avion me macen ose qenin tuaj, lexoni rregullat që ju duhen

schedule17:38 - 27 Korrik, 2021

schedule 17:38 - 27 Korrik, 2021

Para se të paketoni bagazhet dhe të bëni gati mikun tuaj të vogël për udhëtimin me avion, lexoni gjithçka që duhet të dini për të udhëtuar me aeroplan me kafshën tuaj shtëpiake. Çdo vend ka miratuar dhe zbatuar rregulloret e tij për transportin e kafshëve shtëpiake me linjat ajrore me bazë dhe që operojnë në territoret e tij.

Këto rregullore kanë të bëjnë me hyrjen / daljen dhe lëvizjen e kafshëve nga vendet e tyre. Ata gjithashtu japin udhëzime për shëndetin, vaksinimin dhe lëshimin e certifikatave të nevojshme. Informacionet përkatëse mund të gjenden në udhëzuesit e udhëtimit, por për më shumë detaje është më mirë të kontaktoni linjat ajrore, ambasadat ose konsullatat.

Duhet sqaruar se çdo kompani ajrore ka rregullat e veta dhe tarifat e ndryshme. Siç lejohet nga ligji në fuqi, shumica e linjave ajrore e kryejnë transportin e kafshëve me të njëjtin fluturim me ju. Gjatë procesit të prenotimit është e nevojshme t’i deklaroni transportuesit ajror peshën dhe madhësinë e kafshës tuaj, në mënyrë që të llogaritet pesha e kafazit.

Gjithashtu, nëse do të transferoheni në linja ajrore të tjera, duhet të kontrolloni nëse lejojnë transportin e kafshëve shtëpiake. Pra, nëse linja ajrore lejon që kafsha shtëpiake të transportohet brenda kabinës së avionit, do të duhet ta vendosni kafshën tuaj në një kafaz të veçantë.

Përmasat e kafazit nuk duhet të kalojnë 55 cm gjatësi X 40 cm lartësi X 20 cm gjerësi. Pesha maksimale e lejuar e kafshës shtëpiake, së bashku me kafazin e saj, është tetë kilogramë. Kafsha duhet të jetë e vaksinuar kundër tërbimit dhe vaksina duhet të jetë e vlefshme edhe ditën kur udhëtoni. Nëse kafsha juaj shtëpiake ka bërë vaksinën e tërbimit për herë të parë, duhet të keni parasysh se nuk lejohet të udhëtojë nëse nuk kanë kaluar 20 ditë nga data e vaksinimit.

I njëjti afat kohor zbatohet për vaksinat e tjera. Nëse kafsha juaj shtëpiak është mbi tetë kilogramë, atëherë ajo do të transportohet, në një kafaz të veçantë “ngarkese”, në zonën e magazinimit të bagazhit të avionit. Kafazi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme Duhet të jetë mjaft i madh që kafsha të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbë, të rrotullohet rreth vetes dhe të shtrihet natyrshëm.

Dimensioni maksimal i lejuar i kafazit në një avion Boeing është vendosur në 130 cm gjatësi X 100 cm lartësi X 100 cm gjerësi. Duhet të jetë i fortë për të mbrojtur kafshën gjatë transportit.  Dera duhet të sigurohet në mënyrë të tillë që ajo të mos mund të hapet aksidentalisht, ose nga vetë kafsha, gjatë transportimit. m.v/abcnews.al