Nëse partneri juaj nuk e pranon kurrë se ka gabuar, ka një arsye shkencore

schedule13:26 - 15 Mars, 2023

schedule 13:26 - 15 Mars, 2023

Nëse partneri juaj nuk e pranon kurrë se e ka gabim, ka një arsye shkencore. Një grup studiuesish nga disa universitete vunë re se njerëzit me nivele më të larta të testosteronit, përkatësisht burrat, kanë më shumë gjasa të këmbëngulin se kanë të drejtë, edhe kur, në fakt, e kanë gabim.

Një grup studiuesish nga disa universitete vunë re se njerëzit me nivele më të larta të testosteronit, përkatësisht burrat, kanë më shumë gjasa të këmbëngulin se kanë të drejtë, edhe kur, në fakt, e kanë gabim.

“Ajo që ne zbuluam është se grupi i pjesëmarrësve me nivele më të larta të testosteronit ishin më të shpejtë për të nxjerrë përfundime të shpejta në enigmat ku përgjigja e parë është zakonisht e gabuar. Testosteroni ose e bën të vështirë përpunimin e informacionit ose rrit përshtypjen tonë instiktive se ‘me siguri kam të drejtë’,” tha profesori i ekonomisë së sjelljes, Colin Camerer, pasi ai dhe kolegët e tij ndoqën 243 burra të zgjedhur rastësisht. Disa prej tyre iu dha një dozë shtesë testosteroni, ndërsa të tjerëve iu dha një ‘placebo’.

Për shembull, pyetja e parë ishte një problem matematikor: “Një shkop dhe një top kushtojnë gjithsej 1,10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë se topi. Sa kushton topi?”. Shumica e burrave u përgjigjën menjëherë se topi kushton 10 cent, por përgjigja e saktë është 0.05 cent, kështu që shkopi kushton 1.05 dollarë.

Siç doli, burrat të cilëve u ishte dhënë testosteron shtesë, performuan më keq në test, duke iu përgjigjur saktë 20% më pak pyetjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!