Nëse nuk e bëni këtë zakon çdo natë, fytyra juaj do të plaket me shpejt se sa mendoni

schedule14:20 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:20 - 7 Gusht, 2020

Shpesh, mund të përtoni që para se të flini gjumë të lani fytyrën dhe të hiqni make up-in. Por, nëse e bëni këtë një zakon, mospastrimi i make up-it mund të sjellë dëme për lëkurën. Bright Side ka renditur disa arsye përse duhet ta bëni një rutinë të përditshme pastrimin e makijazhit.

Parandaloni aknet

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Nëse mendoni se ky problem shfaqet vetëm tek adoleshentët, gaboheni shumë. Në fakt, puçrrat mund të shfaqen nëse e pastroni fytyrën mirë. Poret e mbyllura zakonisht çojnë në inflamacion dhe në krijimin e puçrrave.

Ngadalëson procesin e plakjes

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Është provuar shkencërisht që çdo natë lëkura rigjenerohet. Nëse nuk është e pastër, do të plaket më shpejt, dhe nëse shmangni pastrimin e fytyrës para se të flini rrudhat e parakohshme do t’ju shfaqen më shpesht se sa mendoni.

Ushqen fytyrën tuaj

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Qelizat e lëkurës rigjenerohen më shpejt gjatë natës, kështu që nëse e bëni zakon pastrimin e fytyrës do ta ndihmoni në këtë proces. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të shkosh në shtrat me një fytyrë të pastër dhe të freskët. Gjithashtu, kini parasysh se përdorimi i grimit me cilësi të dobët mund ta dëmtojë lëkurën më tepër.

Lufton alergjitë

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Lëkura juaj mund të jetë e prirur ndaj reaksioneve alergjike, edhe nëse nuk keni vërejtur asnjëherë simptoma të dukshme. Simptomat nuk shfaqen menjëherë, por nëse nuk e pastroni grimin para se të flini, do të vëreni skuqje, djegie dhe kruajtje.

Parandalon pigmentimin e lëkurës

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni
Krijimi i shenjave kafe në lëkurë, nuk lidhet gjithmonë me ekspozimin e shpeshtë ndaj rrezeve të diellit apo me procesin e plakjes. Mund të shkaktohen edhe nëse nuk i kushtoni kujdesin e duhur lëkurës, dhe nëse flini me grim në fytyrë.

I mban buzët e hidratuara

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Nëse mendoni se gjatë kohësh që shkoni në shtrat nuk iu ka mbetur buzëkuq në buzë, gaboheni. Edhe nëse nuk duhet, mund të ketë mbetur pak përbërje, e cila mund të shkaktojë buzë të thata.

Parandalon krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Nëse shpesh flini me grim, pjesa poshtë syve do të duket më e errët, dhe sytë tuaj nuk do të duken të shëndetshëm.

Parandalon rënien e qerpikëve

Nëse nuk e bëni këtë çdo natë, fytyra juaj do të plaket shpejt se sa prisni

Mos lini asnjëherë grim në vetulla dhe qerpikë kur shkoni të flini, pasi gjatë natës produkti thahet dhe kjo çon në rënien e qimeve. Gjithashtu qepallat bëhen më të irrituara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!