Ndjekësit e filozofisë tradicionale të feng shui-t pohojnë se gjërat e vogla mund të sjellin sukses në punë, pra rregullat e thjeshta dhe rutinat e përditshme. Këto janë disa rregulla të thjeshta që zbatohen nga biznesmenët më të suksesshëm.
Tavolina në zyrë nuk duhet të qëndrojë kurrë në drejtim të derës, sepse do ta keni shumë të vështirë të përparoni në biznes. Mos u ulni në drejtim të skajeve të mprehta të tavolinës, pasi kjo do të bllokojë energjinë tuaj. Në pjesën lindore vendosni bimë dhe lule.
Kur jeni në zyrë, mos u ulni kurrë me shpinë nga dera, pasi kjo do të çojë në shumë mashtrime dhe tradhti. Aktivizoni simbolet e lumturisë. Simboli i feniksit është i shkëlqyeshëm për aktivizimin e mundësive të mira. /abcnews.al