Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, ky ushqim që do t’ju stimulojë

schedule05:40 - 17 Nëntor, 2022

schedule 05:40 - 17 Nëntor, 2022

Është mjaft e zakonshme të ndiheni të përgjumur në mesditë edhe nëse keni fjetur shumë mirë gjatë natës. Faktorët mund të jenë të shumtë si stresi, dieta e varfër dhe madje edhe mjedisi në të cilin lëvizni. Duke qenë se ka shumë mundësi që të jeni në punë në mesditë, sigurisht që nuk mund të bëni një sy gjumë por ka mënyra të tjera për të stimuluar veten. Dhe mos e mbani mendjen te kafeja.

Më konkretisht, një studim shkencor i kryer në Universitetin Purdue, SHBA, tregoi se duhet të hani bajame. Kjo është për shkak se bajamet ngadalësojnë procesin e zbërthimit të një vakti, kështu që ato ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të sheqerit – dhe rrjedhën e energjisë në trup. Kjo është edhe arsyeja pse bajamet janë ideale për të shmangur rënien mendore që zakonisht vërehet gjatë orëve të drekës në punë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!