“Nëse jetoj, shtyhet provimi”, email-i tronditës i profesorit: Më plagosën, po divorcohem, kam edhe Covid

schedule14:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:37 - 20 Tetor, 2020

Emaili i një profesori, i cili  pretendon se ai duhej të anulonte orën e mësimit sepse u qëllua, kishte COVID-19 dhe ishte në proçes divorci është bërë viral dhe njerëzit kanë shumë pyetje, raporton Daily Mail.

Përdoruesi i Twitter @decentbirthday shpërndau mesazhin e dërguar nga një mësues i gjuhës angleze me emrin Patrick Wilson të hënën e kaluar, duke shkruar: “Sapo kam marrë  këtë email nga një prej profesorëve të mi”.

‘Për fat të keq, unë duhet të shtyj provimin dhe të anuloj  mësimin ditën e enjte. Përkundër dëshirës time, por unë jam qëlluar dhe po trajtohem në spital, ‘shkruhet në email.

 

Unë gjithashtu jam i infektuar me Covid-19 dhe madje jam në proces divorci. Nëse jam gjallë, provimi do të bëhet të hënën e javës tjetër. Vazhdoni të mësoni  dhe mos harroni të kontrolloni ID-të tuaja! ‘

Postimi është shpërndarë më shumë se 133,000 dhe është pëlqyer mbi 817,000 herë.

Menjëherë pasi mesazhi u bë viral, profesori besohet se u ka dërguar një mesazh studentëve  duke i siguruar se ai do të bëhet mirë.

 

“Emaili im i fundit u bë viral në internet. Dua t’ju them se jam mirë dhe simptomat e Covid janë të lehta.”

‘Provimi do të behët ditën e hënë,  pres nga  ju të mos më mashtroni, siç bëri gruaja ime. Ju uroj fat të gjithëve”.

Ka pasur dyshime për vërtetësinë e emaileve dhe të vete personit në fjalë, por  duket se ekziston një profesor anglez me emrin Patrick Wilson i cili jep mësim në College Pines Technical College, por është e paqartë nëse është ai që qëndron pas emaileve të pretenduara.

Por gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur një grua me emrin Alice pretendoi se ajo ishte gruaja e profesor Wilson.

 

“Si gruaja e Patrick, unë dua të them se ndarjet janë të vështira për të gjithë. ‘Unë  e kritikoj se ai ka ndarë fakte nga jeta jonë private me studentët e tij.

Shumë njerëz e pyetën nëse ishte ajo që  kishte qëlluar profesor Wilson, por ajo refuzoi të shpjegonte se çfarë ndodhi apo nëse ishte e përfshirë. s.ba/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!