Nëse kompania Investcorp arrin të blejë skuadrën e Milan, atëherë kuqezinjtë mund t’i nënshtrohen një revolucioni nën drejtimin e pronarëve të rinj.
Por me shumë gjasa nëse blihet Milan, i pari që do t’a “pësojë” mund të jetë Zlatan Ibrahimovic. Me Paolo Maldinin dhe Frederic Massara që pritet të vazhdojnë rrugëtiminn e tyre te skuadra kuqezi, një takim me sulmuesin suedez do të behëm menjëherë, synimi është i qartë, ulje të pagës nëse Ibra dëshiron të mbajë veshur fanellën kuqezi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 40-vjeçari duket i vendosur të vazhdojë edhe për një sezon, por nëse vendos ta bëjë këtë, Investcorp do t’i ofrojë atij një pagë më të ulët se 7 milionë euro në sezon.
Një nga objektivat e Investcorp është të zhvillojë më tej markën e Milanit, kështu që një figurë si ajo e Ibrahimovic do të ishte vendimtare për të arritur qëllimin.
Megjithatë, betejat e sulmuesit me dëmtimet këtë sezon kanë dëshmuar se suedezi nuk mund të jetë më titullar i rregullt, kështu që atij do t’i jepet një pagë në përputhje me atë që mund t’i ofrojë skuadrës në fushë. /f.a/abcnews.al