Nëse i përjetoni këto simptoma pas një vakti, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek

schedule19:32 - 3 Nëntor, 2022

schedule 19:32 - 3 Nëntor, 2022

Për të ruajtur shëndetin, gjëja më e rëndësishme është parandalimi, si dhe të dëgjoni trupin tuaj. Gjithashtu, ajo që nuk duhet të bëni kurrë është të injoroni pyetjet shëndetësore për të cilat nuk keni përgjigje. Në rast se diçka ju shqetëson, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Nga ana tjetër, kur trupi juaj ju dërgon disa shenja të dukshme se diçka nuk është në rregull, mos u frikësoni menjëherë. Në rast se ndjeni disa nga këto disa probleme, pas një vakti, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek, por dijeni se kjo nuk do të thotë se është diçka e tmerrshme.

Diarreja

Diarreja pas një vakti mund të jetë gjithashtu një simptomë e helmimit nga ushqimi. Të vjellat apo diarreja nuk janë gjithmonë gjëra kaq të këqija, sidomos kur trupi përpiqet të largojë ndërhyrës para se të përthithen në trup, si toksinat, bakteret dhe gjëra të tjera që futni në organizëm.

Të përziera

Të përzierat pas një vakti mund të jetë një simptomë e sindromës së zorrës së irrituar. Sindroma e zorrës së irrituar është një gjendje kronike në traktin tretës që karakterizohet nga dhimbje stomaku dhe shqetësime në ritmin e jashtëqitjes, veçanërisht të theksuara gjatë periudhave të stresit.

Sindroma e zorrës së irrituar shpesh shoqërohet me intolerancë ndaj disa ushqimeve, ndaj alergjia konsiderohet si një nga shkaqet e mundshme. Nëse sëmundja është në një fazë aktive dhe jashtëqitja ruhet në zorrë, atëherë ndjenja e të përzierave mund të përkeqësohet.

Marramendje

Nëse keni marramendje pas një vakti, kjo mund të jetë një simptomë e hipotensionit postprandial, një gjendje që ndodh kur presioni i gjakut bie pas një vakti. Tek disa njerëz, zemra dhe enët e gjakut nuk reagojnë siç duhet dhe pikërisht kjo bën që presioni i gjakut të bjerë kudo, përveç në sistemin tretës.

Një rënie e menjëhershme e presionit të gjakut zakonisht lajmërohet nga marramendja. Ky lloj hipertensioni mund të shkaktojë humbje të vetëdijes. Mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje gjoksi të njohur si anginë, shqetësime vizuale ose të shkaktojë të përziera.

Dhimbje stomaku

Dhimbja e stomakut pas një vakti mund të lidhet me stresin. Kur jemi nën stres, hormonet dhe neurotransmetuesit lëshohen në trup dhe kjo mund të ndikojë negativisht në lëvizshmërinë e zorrëve, ose në mënyrën se si stomaku dhe zorrët reagojnë kur përpiqen të heqin qafe ushqimin e tretur.

Po kështu, stresi mund të ndikojë në ekuilibrin e baktereve të ndjeshme në zorrë, gjë që do të krijojë një ndjenjë të pakëndshme. Njerëzit të cilët shpesh përjetojnë stres duhet të mësojnë se si ta përballojnë atë dhe t’i kushtojnë vëmendje dietës së tyre, ndaj është e rëndësishme të eliminohen ushqimet që kanë një efekt të keq në tretje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!