Nëse i përgjigjeni po këtyre 5 pyetjeve, lidhja juaj do të zgjasë

schedule07:30 - 16 Maj, 2022

schedule 07:30 - 16 Maj, 2022

Mendoni se lidhja mund të zgjasë por nuk jeni shumë të sigurt? Edhe pse instinkti ju informon gjithmonë nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, ka 5 pyetje, të cilave nëse përgjigjeni po, do të thotë se ndoshta jeni në rrugën e duhur.

A mund të flisni hapur dhe sinqerisht?

Sa rehat jeni kur shprehni mendimin tuaj, veçanërisht kur diçka nuk ju pëlqen? Keni frikë nga pasojat apo nëse do të humbisni lidhjen tuaj? Komunikimi i hapur nuk sjell gjithmonë rezultate të këndshme . Dallimet tona mund të shkaktojnë konflikte, për sa kohë që ne jemi të gatshëm t’i diskutojmë dhe t’i kalojmë ato.

Jeni të sinqertë në seks?

Një kapitull i madh që shumë çifte nuk e prekin kurrë. Kur seksi nuk është temë diskutimi dhe kënaqësia nuk mjafton asnjëherë, qoftë edhe për njërin nga të dy dhe mbetet tabu, gjithmonë do të ketë probleme. Por nëse flasim hapur për seksin, por edhe për mënyrën se si e përkufizojmë butësinë fizike dhe sa shpesh e dëshirojmë atë, lidhja ka një të ardhme.

A përputheni me mjedisin e tij?

Këtu flitet shumë. Idealisht, është mirë të shoqërohet me miqtë dhe familjen e tij, në mënyrë që të ketë një atmosferë të relaksuar dhe miqësore. Por nëse nuk përputhemi, nuk do të thotë se duhet të ndahemi automatikisht. Synimi është që t’ia komunikojmë partnerit në mënyrë që të gjendet një rrugë e mesme dhe të mos presim që tjetri të hamendësojë.

A ka respekt reciprok?

Si mund të duash dikë dhe të duash të jesh me të nëse nuk ka respekt dhe vlerësim? Nëse flasim për një marrëdhënie me të ardhmen, dashuria dhe pasioni nuk mjaftojnë. Ju duhet të jeni në gjendje të jeni vetvetja dhe të keni respekt në çdo hap të marrëdhënies .

A ju pelqejne momentet e zakonshme?

Gjeni kohë për të qenë vetëm ju të dy? Pavarësisht nëse jetoni bashkë apo jo, është shumë e rëndësishme të mos harroni se të gjitha marrëdhëniet kanë nevojë për kujdes dhe nuk kalojnë automatikisht. Nëse jeni duke u takuar , duke biseduar pa pushim në celular dhe duke qeshur së bashku , kjo do të thotë se ka një themel të fortë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!