Nëse i dashuroni qentë por jeni alergjik ndaj tyre, ja shpëtimi yt

schedule09:20 - 9 Janar, 2020

schedule 09:20 - 9 Janar, 2020

I dashuroni qentë, por e gjeni veten duke teshtirë në mënyrë të pakontrollueshme kur jeni në prani të tyre?

Epo, mund të ketë një zgjidhje për këtë që është më e lehtë sesa të sakrifikoni veten për hir të dashurisë ndaj tyre.

Nëse jeni alergjik, duhet të provoni njëherë të qëndroni pranë një qeni femër, dhe jo një mashkulli.

“Deri në 30% të njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve, në të vërtetë janë alergjikë ndaj një proteine specifike që ndodhet në prostatën e një qeni mashkull”,  thotë Dr. Lakiea Wright.

Ndërsa proteina u identifikua vite më parë, një test i besueshëm i gjakut për tolerancën ndaj saj, u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA majin e kaluar.

“Nëse jeni alergjik ndaj vetëm kësaj proteine specifike te qeni mashkull, ju mund të jeni në gjendje të toleroni një femër, ose një qen të sterilizuar”, tha Wright.

Alergjia ndaj kafshëve me gëzof është e zakonshme, veçanërisht te njerëzit që kanë astmë ose alergji të tjera të tilla si poleni ose pluhuri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!