Nëse hani këto fruta, do të shpëtoni përgjithmonë nga celuliti

schedule15:43 - 26 Qershor, 2022

schedule 15:43 - 26 Qershor, 2022

Celuliti për shumë vajza dhe gra është një problem, veçanërisht gjatë verës. Ndonëse ka një sërë metodash që e eliminojnë, një ndër aleatët kundër celulitit janë frutat. Jo të gjithë, sigurisht, por disa që kanë aftësinë magjike për të luftuar celulitin ose për ta reduktuar atë në maksimum.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet si frutat e tjera të kuqe “punojnë” kundër celulitit. Ata përmbajnë fibra, ujë dhe vitaminë C.

Dardha

Dardha është e pasur me kalium, ka pak kalori si dhe ka veprim veprim antimikrobik, për të stimuluar qarkullimin limfatik.

Ananasi

Përshpejton rigjenerimin e indeve, ndihmon tretjen e proteinave dhe nxit largimin e lëngjeve të mbajtura nga trupi.

Kivi

Mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e celulitit, pasi ka një përmbajtje të shtuar të vitaminës C, e cila kontribuon në detoksifikimin e trupit dhe në sintezën e kolagjenit dhe elastinës, duke rritur kështu qëndrueshmërinë e lëkurës. Përveç kësaj, konsumimi i dy kivi në ditë për gjashtë javë duket se redukton lodhjen, rrit vitalitetin dhe përmirëson disponimin.

Shalqiri dhe Pjepri

Të pasura me fibra dhe ujë, krijojnë ngopje dhe kanë efekt diuretik. Ato ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi duke përmirësuar celulitin dhe aknet. Janë një alternativë e shkëlqyer në periudhat e nxehta për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fuqisë së tyre hidratuese në trup dhe shtresat e lëkurës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!