“Nëse flas do të më skualifikojnë”, Xavi i shton “benzinë zjarrit”: E pa gjithë bota çfarë ndodhi në “Bernabeu”

schedule12:36 - 23 Janar, 2024

schedule 12:36 - 23 Janar, 2024

Janë goxha të njohur, për përmbysjet e tyre në minutat e fundit, mirëpo kjo e fundit ndaj skuadrës së Almeria, në “Santiago Bernabeu” krijoji shumë polemika. “Galaktikët” e Real Madrid mbyllën me fitore, një sfidë plot surpriza, të dielën, që sapo lamë pas, duke i mundur “Andaluzianët” e lartpërmendur, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2.

I pari që reagoi mbi “gabimet” e sistemit “VAR” ishte tekniku i Almeria-s, Garitano e më pas ai i “Katalansve” të Barcelona, por duket se kjo çështja nuk është ndalur me kaq, pasi këtë të martë, mbi këtë temë, pas Presidentit të klubit, Joan Laporta ka reaguar serish teknikut i Barça-s, Xavi, i cili theksoi se nëse thotë mendimin e tij do e skualifikonin.

“Nëse flas do të më skualifikojnë, por të gjithë e panë, e pa e gjithë bota. Më kujtohet penalltia kundër Getafe, goli i Joao Felix kundër Granada, por nuk flasim për këtë, do të kishim gjashtë pikë më shumë në kampionat. Këto nuk janë justifikime, është realiteti”,- u shpreh tepër i revoltuar tekniku i kampionëve në fuqi të Spanjës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!