Nëse e vëreni këtë gjë në këmbët tuaja, konsultohuni menjëherë me një mjek

schedule16:02 - 11 Korrik, 2022

schedule 16:02 - 11 Korrik, 2022

Askush nuk është imun ndaj rritjes së kolesterolit të keq në trup. Gjëra të ndryshme mund të çojnë në rritjen e tij, por më shpesh bëhet fjalë për një mënyrë jetese përgjithësisht jo të shëndetshme. Ushqimi shumë pikant dhe i yndyrshëm, mungesa e aktivitetit, pirja e duhanit, alkooli dhe obeziteti janë shkaqet më të zakonshme të rritjes së kolesterolit, i cili mund të jetë kërcënues për jetën.

Një nivel i lartë i kolesterolit mund të çojë në probleme serioze në sistemin kardiovaskular. Vetë kolesteroli i lartë rrallë shfaq simptoma, prandaj është e nevojshme ta kontrolloni atë. Disa nga simptomat e kolesterolit të ngritur mund të shihen edhe në këmbët tuaja.

Për shembull, thonjtë e brishtë që rriten ngadalë mund të jenë shenjë e kolesterolit të lartë. Thonjtë e brishtë mund të tregojnë gjithashtu mungesën e kalciumit dhe lëndëve të tjera ushqyese në trup. Sëmundjet periferike kardiovaskulare gjithashtu mund të ngadalësojnë rritjen e qimeve në këmbë.

Nuk duhet të injoroni as ndryshimet në lëkurë. Nëse merr një ngjyrë të pazakontë të kuqërremtë-blu ose të zbehtë, është e mundur që të ketë një problem me sistemin kardiovaskular. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!