Shiriti me luledielli është simbol që përdoret në vende të frekuentuara si stacione trenash, aeroporte, etj.
Arsyeja e përdorimit të tij është për paralajmërim diskret të të punësuarve që udhëtari mund të ketë nevoja të veçanta.
Nëse shihni një nënë me këtë simbol, që mban një fëmijë për dorë, kjo mund të thotë që fëmija është me nevoja të veçanta. Gjëra të vogla, si pritja në radhë, mund të jenë të pamundura për t’i kuptuar për një fëmijë me autizëm. Prandaj, nëse shihni dikë me këtë shirit kujtoni se ai person ose dikush me të mund të ketë probleme. Mirëkuptojini dhe përpiquni t’u ndihmoni me sa të keni mundësi. l.k/abcnews.al