“Nëse dua të luaj për Klopp, duhet të jem agresiv”, flet blerja e Liverpool

schedule20:33 - 27 Janar, 2020

schedule 20:33 - 27 Janar, 2020

Takumi Minamino është blerja e vetme e Liverpool deri më tani në këtë merkato janari. Mesfushori bëri një fillim sezoni të shkëlqyer për Salzburg, çka bëri që Liverpool të paguajë klauzolën e tij prej 7.5 milion sterlinash.

Edhe pse ka disa javë që nga transferimi i tij, Minamino nuk ka arritur të tregojë të gjitha aftësitë e tij, pavarësisht se Klopp i ka besuar disa herë. Këtë gjë e ka kuptuar dhe vetë 25 vjeçari, i cili tha se ka ende shumë vend për përmirësim.

“Duhet të rritem shumë taktikisht, të vendosem mirë në fushë dhe të tregoj faktin se mund të luaj kudo në mesfushë. Kam luajtur në rolin tim natyral deri më tani, por për Klopp, do të luaj kudo.

Kam kuptuar se për të luajtur në formacionin e Liverpool, duhet të jem më agresiv, të shfaqem në pozicione të rrezikshme dhe të vrapoj pafund. Jam i gatshëm ta bëj këtë gjë dhe dua të jem sa më i suksesshëm me këtë klub”, tha 25 vjeçari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!