Një faktor i rëndësishëm që trupi ynë të funksionojë mirë është ushqimi i duhur dhe gjumi cilësor. Ekspertët rekomandojnë të flini të paktën 7 orë çdo natë, mirëpo, shumë njerëz kanë probleme me gjumin. Një faktor që mund të ndikojë në këtë problem është dhe ushqimi.
Por, përpara se të shohim me detaje se cilat janë këto ushqime të mrekullueshme, theksojmë se çfarë duhet të shmangim patjetër para se të shkojmë në shtrat: alkoolin, duhanin dhe kafen si dhe ushqimet e rënda dhe pikante. Këta janë ushqimet që kanë aftësinë për t’ju vënë në gjumë.
Mjalti
Mjalti stimulon çlirimin e melatoninës nga truri ynë dhe ndalon sekretimin e oreksinës që na mban zgjuar, duke na ndihmuar kështu të relaksohemi.
Banania
E pasur me magnez, relakson muskujt dhe gjithashtu përmban serotonin dhe melatonin, të cilat na ndihmojnë të flemë.
Tërshëra
E pasur me vitamina, minerale dhe fibra, rrit prodhimin e melatoninës, hormonit që shkakton gjumin.
Peshku
Përmban selen dhe jod, lëndë ushqyese që lehtësojnë gjumin.
Qumështi
Kalciumi, melatonina dhe triptofani që gjenden në produktet e qumështit rrisin ndjenjën e qetësisë dhe të përgjumjes. /abcnews.al