Manchester United vazhdon të këmbëngul për shërbimet e Frenkie de Jong, me Barcelonën që vazhdon të bëjë rezistencë. Nga ana tjetër lojtari holandez kërkon të luajë në Champions League, kompeticion ky që nuk është siguruar nga djajtë.
Te skuadra angleze kanë gati planin B nëse “dështon” pista e tranferimit të De Jong në “Old Trafford”. Drejtuesit kanë menduar të hedhin sytë në Serie A, aty ku kanë pikasur lojtarin e Lazios.
Sipas “Laziosiamonoi.it” Sergej Milinkovic-Savic është lojtari i piketuar, teksa mendohet se palët do të vazhdojnë së shpejti edhe bisedimet mes tyre në mënyrë që për çdo situatë United të jetë e përgatitur. /f.a/abcnews.al