Nëse dëshironi një fytyrë të pastër, ndiqni tre rregulla të arta

schedule15:42 - 27 Janar, 2023

schedule 15:42 - 27 Janar, 2023

Ndryshe nga femrat koreane, kujdesi i përditshëm i të cilave përfshin 12 hapa, femrat skandinave përpiqen të jenë sa më të thjeshta në çdo gjë dhe për këtë arsye sekreti i kujdesit ndaj fytyres së tyre nuk kërkon shumë përpjekje, por jep rezultate fantastike.

Këto janë 3 rregullat e tyre të arta kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës:

Hidratimi është më i rëndësishmi

Hapi i parë për një pamje perfekte është hidratimi. Kjo do të thotë që pini vetëm ujë, por edhe nëse zgjidhni produkte hidratuese, mundësisht ato me acid hialuronik.

Një truk i mirë është të aplikoni kremin ose locionin tre minuta pas larjes së fytyrës. Gjithashtu, kremi apo locioni është i detyrueshëm çdo ditë, si dhe mbrojtja nga era dhe dielli.

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë gjithmonë sezonal

Kujdesi për lëkurën duhet të ndryshojë në varësi të stinës. Është plotësisht e logjikshme që ajo që funksionon në verë, nuk do të funksionojë në dimër për shkak të kushteve të ndryshme ndaj të cilave është e ekspozuar lëkura jonë.

Sasia e lagështisë në ajër është e ndryshme, dhe niveli i rrezatimit UV është gjithashtu i ndryshëm. Në muajt e ftohtë, duhet të përdorni produkte që do të ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë.

Në muajt e dimrit duhet të zgjidhni kremra dhe serume të pasura, ndërsa në verë produkte që nuk do të jenë të yndyrshme dhe nuk do të bllokojnë poret.

Asnjëherë mos e anashkaloni SPF

Kushdo që di diçka për kujdesin e fytyres e di se faktori mbrojtës nuk duhet anashkaluar, pavarësisht nga stina. Në dimër mund të jetë më e ulët se në verë, por nuk rekomandohet të jetë më e ulët se 20.

Duke qenë se rrezatimi UV ekziston gjatë gjithë vitit dhe SPF është linja e parë e mbrojtjes kundër shfaqjes së parakohshme të rrudhave dhe linjave të holla. Gjithashtu, nuk mjafton aplikimi i SPF-së vetëm në mëngjes, ai duhet të rinovohet gjatë gjithë ditës.

Prandaj, është mirë që gjithmonë të keni në çantë një balsam buzësh me SPF për të mbrojtur buzët nga rrezet e diellit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!