Nëse bëni këto gabime gjatë verës, do ta keni më të vështirë ta përballoni vapën

schedule16:33 - 29 Qershor, 2022

schedule 16:33 - 29 Qershor, 2022

Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është të pini shumë lëngje gjatë vapës. Megjithatë, nuk mjafton vetëm të pini ujë rregullisht. Ekspertët vërejnë se për shkak të disa gabimeve që bëjmë me ujin e pijshëm, e kemi të vështirë të durojmë vapën dhe rrezikojmë gjithashtu shëndetin.

Ripërdorni të njëjtat shishe plastike

Nëse edhe ju i përkisni grupit të njerëzve që mbushin dhe mbajnë shishe plastike me ujë, po rrezikoni shëndetin tuaj. Gjegjësisht, shumica e shisheve përmbajnë BPA, domethënë ato janë bërë prej plastike që përmban bisfernol A, i cili është treguar se mund të hyjë në ushqim dhe pije.

Shkencëtarët pohojnë se kjo substancë rrit rrezikun e disa problemeve shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare, tensioni i lartë i gjakut, diabeti. Për shkak të gjithë kësaj, ekspertët thonë se është mirë të përdorni shishe qelqi ose të paktën ato të bëra nga plastika pa BPA.

Ju pini ujë të ftohtë

Shumica e njerëzve pinë ujë shumë të ftohtë për t’u freskuar por kjo nuk është një zgjedhje e mirë. Uji i ftohtë në fakt nuk do t’ju ndihmojë të freskoheni më shpejt. Për shkak të ftohjes shumë të shpejtë të brendësisë së organizmit, trupi do ta perceptojë atë si një sinjal se keni të ftohtë, kështu që menjëherë do të ndalojë djersitjen, që është një mënyrë natyrale ftohjeje. Opsioni më i mirë është gjithmonë uji në temperaturë dhome.

Ju nuk pini mjaftueshëm ujë

Konsumimi i një sasie të mjaftueshme uji është më i rëndësishëm dhe në verë sepse duhet të kompensojmë lëngun që humbim nga djersitja. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për tretjen, parandalon kapsllëkun dhe ka një rol në largimin e toksinave nga trupi dhe hidratimin e lëkurës.

Doza e rekomanduar ditore është mesatarisht rreth dy deri në tre litra ujë, por ekspertët thonë se është mirë të ndani numrin e kilogramëve që përfaqësojnë peshën tuaj trupore me tetë dhe do të merrni numrin e gotave prej 2,5 decilitrash që ju nevojiten për të pirë në ditë.

Ju pini ujë vetëm kur keni etje

Tingëllon shumë paradoksale, por nuk është e mençur të pish ujë vetëm kur ke etje. Kur ndjeni etje dhe tharje të gojës, kjo tregon një sinjal dehidrimi, gjë që nuk e dëshironi aspak. Në vend të kësaj, është mirë të pini ujë vazhdimisht gjatë gjithë ditës, por në sasi më të vogla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!