Nëpunësi i të ardhmes do të jetë obez, me sytë e kuq dhe me kurrizin e përkulur

schedule13:49 - 29 Tetor, 2019

schedule 13:49 - 29 Tetor, 2019

Jeta në zyra dhe para kompjuterit do të shkaktojë një ndryshim të madh në pamjen e jashtme por dhe në jetën e nënpunësve të së ardhmes. Sipas kërkimeve të fundit, ky prototip do të jetë mbipeshë, me sy të skuqur dhe kurrizin e dalë.

Ka sytë e kuq, është mbipeshë, me këmbët e fryra dhe kurrizin e dalë nga puna e tepërt në kompjuter. Kështu do të duket nëpunësi i të ardhmes sipas kërkimeve të kompanisë britanike Fellowes, që ka realizuar dhe Emma, një manikin me këto karakteristika për të paralajmëruar të ardhmen e atyre që punojnë para kompjuterit.

Kërkimet të koordinuara nga Uilliam Hajhem, që ka shkruar dhe libra të ndryshëm për të ardhmen e punës, mbështetet në intervista të realizuara on line me më shumë se 3 mijë nëpunës zyre në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Francë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 50 për qind e të intervistuarve vuajnë nga sytë e kuq, 48 për qind kanë dhimbje shpine, dhe një në dy kanë dhimbje koke të vazhdueshme, janë mbipeshë dhe ankohen nga këmbët e fryra.

Raporti tregon se nëpunësit duhet urgjentisht të bëjnë diçka për të zgjidhur problemin e vendeve të punës pak të shëndetshme, shkruan britanikja “Independent”. Nëse nuk do të bëjnë ndryshime radikale në punë, si më shumë lëvizje, ndryshim qëndrimi apo pushime të rregullta, zyra do i sëmuri shumë.

Rreziku më i madh sipas autorëve të kërkimit është pikërisht jeta pasive. Kalojmë me orë të tëra në tryezën e punës pa lëvizur, dhe trupat tanë si pasojë bien në qetësi. Kjo gjë jo vetëm përshpejton problemet muskulare dhe dobësinë e këmbëve, por shton rrezikun për trompozë, problem kardiovaskulare, madje edhe tumore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!