“Neptun Kosova” shpallet kampione, blutë e Prishtinës triumfuan ndaj favoritëve “Neptun Albania”

schedule18:15 - 22 Tetor, 2022

schedule 18:15 - 22 Tetor, 2022

Grupi BALFIN ka 9 vite që zhvillon një kampionat amator volejbolli për të gjitha kompanitë e tij në rajonin e Ballkanit.

Neptun Kosova është shpallur kampion i edicionit të dytë të BalfinVolley International dje në mbrëmje në Tiranë, në një finale që zgjati deri në orët e vona, për shkak se qe mjaft e luftuar deri në pikën e fundit, në të pesta setet e saj. Blutë e Prishtinës triumfuan në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik ndaj favoritëve të Neptun Albania, ekipi më i titulluar i Balfin Volley për Shqipërinë, me plot 6 kampionate të fituara në 9 edicione, si dhe një kupë ndërkombëtare.

Neptun Kosova arriti të fitonte dy setet para, me rezultatin identik 29-27, ndërkohë që Neptun Albania, rikuperoi duke fituar dy setet e mëpasshme me rezultatin 25-22 dhe 25-17. Në setin final,

Neptun Kosova fitoi me rezultatin 15-12 dhe ngriti për herë të parë kupën. Ky ekip kishte arritur që të eliminonte ekipin e Jumbo Kosova nëkompeticionin përkatës.

Në dy gjysmëfinalet që paraprinë finalen dhe që u zhvilluan po të njëjtën ditë, Neptun Albania arriti të eliminonte ACREM me rezultatin 20-25, 25-18, 15-10.

Gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Neptun Kosovës dhe Neptun Maqedonisë, u fitua nga të parët me rezultatin 25:9, 25:18.

Atmosfera ishte festive dhe organizatorët kishin menduar çdo detaj që ta kthenin atë në një festë për të gjithë familjen, ku edhe fëmijët patën mundësi të argëtoheshin me maskotat dhe animatorët e ndryshëm.

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN Edlira Muka dhe Zv Presidenti Julian Mane iu dhanë skuadrave çmimet dhe vlerësimet përkatëse. Neptun Maqedonia mori titullin e Ekipit “FairPlay”,

Drita Nivokazi e Neptun Kosova u vlerësua si “Lojtarja Më e Mirë Femër”, Artan Picari i ACREM u vlerësua si “Lojtari Më Luftarak”, ndërsa Butrint Ilazi i Neptun Kosovës u vlerësua si “Lojtari Më i Mirë i Finales”.

Neptun Maqedonia mori titullin e Ekipit “FairPlay”, Drita Nivokazi e Neptun Kosova u vlerësuasi “Lojtarja Më e Mirë Femër”, Artan Picari i ACREM u vlerësua si “Lojtari më Luftarak”, ndërsa

Butrint Ilazi i Neptun Kosovës u vlerësua si “Lojtari Më i Mirë i Finales”

Ky kampionat ka një rëndësi të madhe për Grupin BALFIN, pasi përveç socializimit dhe forcimit të frymës së skuadrës mes punonjësve, si dhe nxitjes së jetesës së shëndetshme, ai përfaqëson më së miri një prej vlerave themelore të Grupit, atë të bashkëpunimit. Përveç volejbollit, Grupi BALFIN i mbështet punonjësit e tij dhe me organizimin e një kampionati futbolli, me pjesëmarrjen në maratonën e përvitshme të Tiranës, si dhe përkrah financiarisht idetë dhe nismat e ndryshme të punonjësve përmes Klubeve Sociale, nën kujdesin e veçantë të presidentit Samir Mane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!