Nepali nderon alpinistët që shkuan për herë të parë në Everest

schedule20:40 - 26 Maj, 2023

schedule 20:40 - 26 Maj, 2023

Në Nepal u krijuan statuja për të nderuar njerëzit e parë që shkuan në Everest 70 vite më parë.

Edmund Hillary nga Zelanda e Re dhe udhëzuesi i tij nepalez, Sherpa Tenzing Norgai, “pushtuan” pikën më të lartë në Tokë më 29 maj 1953, si pjesë e një ekspedite britanike.

“Historia u shkrua 70 vjet më parë nga këta dy zotërinj të thjeshtë, modestë dhe të mirë, të cilët dhanë gjithçka mundën në këmbim të popullit të Himalajeve”, tha në fjalën e tij djali i alpinistit të famshëm nepalez Jamling Tensing Norgai.

Murgjit bekuan statujat e buzëqeshura të të dyve, të vendosura pranë pistës së aeroportit Tenzing-Hillary në Lukla. Ky aeroport i shërben kampit bazë të Everestit, ndalesa e parë për alpinistët që aspirojnë të arrijnë majën.

“Duhet të ketë qenë e tmerrshme për ta, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë më parë,” komentoi Peter Hillary, djali i Edmund Hillary, duke iu referuar ngjitjes së vështirë të një shkëmbi pothuajse vertikal, rreth 12 metra të lartë, pranë majës, që tani mban emrin e alpinistit nga Zelanda e Re.

Banorët e zonës nderuan dy heronjtë duke vendosur shalle tradicionale tibetiane ‘hatas’ në statujat e tyre.

Që nga viti 1953, pas ngjitjes së parë, më shumë se 6,000 alpinistë kanë arritur të shkelin në majën e Everestit, në 8,849 metra mbi nivelin e detit, sipas bazës së të dhënave Himalayan ku janë regjistruar të gjitha ngjitjet.

Ngjitja në malin Everest është një burim i rëndësishëm të ardhurash për Nepalin, pasi alpinistët e huaj duhet së pari të marrin një leje që kushton 11,000 dollarë për ta provuar atë. Këtë vit janë dhënë 478 licenca.

Duke qenë se shumica e alpinistëve të huaj kanë nevojë për ndihmën e udhërrëfyesve vendas, këtë sezon më shumë se 900 njerëz pritet të shkelin në majë. Nëse vlerësimi verifikohet, do të jetë një numër rekord.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!