Nëntë persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit në Republikën Domenikane

schedule05:50 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 05:50 - 16 Dhjetor, 2021

Nëntë persona humbën jetën, ditën e djeshme pasi avioni i tyre u rrëzua ndërsa po bënte ulje emergjente në aeroportin “Las Americas”. Shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në incidentin e ndodhur në kryeqytetin e vendit latin.

Producenti muzikor portorikan Jose A. Hernandez, i njohur me emrin e artit Flow La Movie humbi jetën në aksident bashkë me gruan dhe fëmijën e tij. Hernandez ishte i njohur kryesisht për këngën e tij hit “Te Bote” raporton “CNN”.

Superylli i muzikës botërore J Balvin dhe këngëtari i famshëm i muzikës pop Ricardo Montaner shprehën ngushëllime për vdekjen e producentit. Fluturimi ishte rrugës për në Florida nga Aeroporti Ndërkombëtar “La Isabela” në Republikën Domenikane kur bëri ulje emergjente dhe u rrëzua vetëm 15 minuta pas ngritjes.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi  rrëzimin dhe uljen emergjente  të avionit. Kompania Helidosa që kishte në pronësi avionin deklaroi, se do të bashkëpunojë me autoritetet dhe bordin e aviacionit civil. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!