Nëntë fraza që thonë personazhet e fortë emocionalisht, sipas një psikologu të Harvardit

schedule08:43 - 23 Tetor, 2023

schedule 08:43 - 23 Tetor, 2023

Forca emocionale ka të bëjë me rregullimin e emocioneve tona, aftësinë tonë për të mbajtur gjakftohtësinë tonë dhe se sa mendërisht elastikë jemi. Është një burim i madh dhe nëse nuk e ke, mund ta kultivosh. Ajo lidhet drejtpërdrejt me vetëvlerësimin dhe inteligjencën emocionale, pasi njerëzit e fortë emocionalisht nuk e pyesin vazhdimisht veten, janë të vetëdijshëm për të metat e tyre dhe nuk ndjejnë nevojën për konfirmim të vazhdueshëm nga të tjerët.

Psikologia Dr. Cortney Warren, e diplomuar në Harvard, përmes përvojës së saj është e bindur se: Forca emocionale i bën njerëzit më të aftë të menaxhojnë konfliktet dhe të kenë ndjeshmëri.

Siç thamë edhe më parë, nëse nuk i keni karakteristikat e mësipërme, mund t’i kultivoni ato. Nëse doni të dini nëse jeni një personazh i fortë emocionalisht, gjithçka që duhet të bëni është të lexoni frazat e mëposhtme dhe nëse përdorni shumicën e tyre, atëherë jeni në rrugën e duhur, përndryshe keni shumë punë për të bërë.

  1. “Jo”
  2. “Ky jam unë dhe ndihem mirë për këtë”
  3. “Nuk jam aspak rehat me atë që po ndodh / çfarë po thua”
  4. “Unë do të punoj për të”
  5. “Është vërtet, shumë e rëndësishme për mua”
  6. “Vërtet, kështu jam/bëj? Nuk e kuptova”
  7. “Më lejoni të mendoj për këtë përpara se të përgjigjem”
  8. “Më vjen keq që po e keni të vështirë. Si mund të ndihmoj”
  9. “Do të përpiqem!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!