Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë

schedule17:25 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:25 - 20 Shkurt, 2020

Mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar marrëveshja Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik. Marrëveshja është nënshkruar në Pragë.

Protokolli u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, ndërsa nga pala çeke u nënshkrua nga Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Martina Tauberova.

Mësohet se ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.

Sipas Minsitrisë së Financave, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milion euro, ku importet llogariten 60.44 milion euro, ndërsa eksportet në 33.98 milion euro.